Presidenti Meta ka falëderuar të riun që ndaloi 32-vjeçarin Arben Mema që u fut me gjithë makinë në Sheshin Skënderbej duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve.
Kreu i shtetit shkruan se akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë në ditën e sovranit, demokracisë e qytetarisë.
“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”. Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!” – shkruan Meta.