Presidenti i vendit Ilir Meta, ka telefonuar sot gazetarin Sokol Balla të televizionit “News 24” gjatë një transmetimi live për procesin e votimeve.
Ai e thirri me video dhe Balla dukej vërtet shumë i suprizuar pasi nuk e priste.
Meta tha se procesi i votimit po ecën shkëlqyeshëm dhe se nuk pritet të ketë incidente sot, pasi ai është në detyrë.
Biseda:
Sokol Balla: Mirëmëngjesi!
Ilir Meta: Lidhje live?!
Sokol Balla: Po.
Ilir Meta: Koli procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Këshilltarët e presidentit me lejen e zotit Celibashi janë kudo. Dy gishtat për mua janë dy Marsi, është Kushtetuta.
Sokol Balla: Kam një pyetje. Presidenca ka dërguar vëzhguesit e saj në 3 qarqe. Pse pikërisht në ato tre qarqe? Prisni të ketë situata.
Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës këtu, në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, vendosmëri dhe dashuri për Shqipërinë.