Vendosni fjalën kyçe....

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, ndërpritet për 40 minuta procesi i votimit në një qendër në Elbasan


Një incident është regjistruar sot në një nga qendrat e votimit në Elbasan. Sipas televizionit “Neës 24”, është ndërprerë për 40 minuta procesi i votimit në Qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit.

Kjo pasi sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka vënë re se një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar. Ajo ka kërkuar ndërprerjen e procesit të votimit.

Kreu i KZAZ-së, z. Pulaku ka dhënë detaje nga ky incident: “Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit.Pas asaj sekretarja e PD-së na thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.

Personi njihet, kamerat janë, por si emër nuk e kemi ende. Sekretarja donte ndihmën e KZAZ, nuk duhet vonuar votimi. Tani po ndodh i qetë votimi. Nuk pat acarim të madh, gjithçka kaloi qetësisht. Policia nuk ka ardhur. Janë 3 qendra votimi këtu, s’ka ardhur asnjë polic.”– tha Pulaku.

Tanimë procesi i votimit ka rifilluar normalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *