Raportohen vonesat e para në procesin e votimit. Në një qendër votimi në Elbasan nuk ka nisur ende votimi, pasi të tre subjektet politike, PS, PD dhe LSI kanë vendosur të ndërrojnë komisionerët. Bëhet fjalë për QV-në 2351, KZAZ numër 50.
Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, për “News 24”, kryetari i Komisionit nga PD-ja ka deklaruar se momentalisht PD dhe PS e kanë zgjedhur komisionerin e vet zëvendësues, ndërsa pritet dhe konfirmimi i komisionerit të LSI-së.
“Komisioneri i LSI-së nuk është konfirmuar ende. Po nuk erdhi komisioneri i LSI-së, nuk fillojmë dot.”– tha zoti Altin Gremi.
Sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, KQZ nuk e ka konfirmuar ende ndryshimin e komisionerit për LSI-në ndryshe nga sa ka vepruar për PD-në dhe PS-në.