PD-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht në dy orët e mbetura.
Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e fushatës Floraian Garo tha se dita e sotme është mundësia e qytetaëvee dhe ata duhet ta shfrytëzojnë atë.
“Mos u dorëzoni, mos e humbni këtë mundësi” – tha ndër të tjera Garo në deklaratën e saj.
Deklarata
Te dashur qytetare,
Kemi ende 3 ore të tjera për të votuar.
Kjo është mundësia jonë. Ne kemi vetëm më pak se 3 orë të tjera për të përcaktuar të ardhmen tonë.
Është një ditë e mrekullueshme në Shqipëri sot. Ne të gjithë kemi shumë shprese. Por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. E drejta për të votuar nuk duhet të anashkalohet sot.
I kërkoj çdo njërit prej jush të dalë dhe të votojë. Ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe do të ndikojë në jetët e të gjithëve për 4 vitet e ardhshme.
Mos e humbni këtë mundësi.
Mos u dorëzoni.
Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit.
Ky është momenti juaj.
Ky është momenti ynë.
Mos e humbasim këtë moment.
Dilni, dhe votoni!