Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë për të mos e humbur mundësinë.
Në një deklaratë ngas selia blu. Zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo tha se kjo është një ditë historike për demokracnë dhe se është momenti i Shqipërisë.
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë. U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë.Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”– tha Garo.