Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja thirrje qytetarëve: Votoni, votoni, votoni kush s’e ka bërë ende


Partia Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orën që ka mbetur deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Në një deklaratë nga selia rozë, zëdhënësia Bora Muzhaqi, tha se ata që nuk kanë votuar të dalin ta bëjnë këtë gjë në kohën e mbetur.

“Faleminderit dhe shumë mirënjohje të gjithëve atyre që kanë votuar deri tani, ku paqësisht dhe qetësisht keni marrë pjesë masivisht në këtë proces me kaq rëndësi në të ardhmen e vendit. Kush nuk ka votuar ende të marrë pjesë në proces. Ushtrojeni detyrën tuaj. Votoni masivisht, ndiqni shembullin e atyre që kanë votuar deri tani. Janë vetëm 5 minuta nga koha juaj që do vendosin si do venë vitet që kemi përpara, votoni, votoni, votoni.” – tha Muzhaqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *