Teksa ka filluar procesi i votimit në të gjithë vendin, raportohen vonesa në nisjen e votimit në Gjirokastër dhe në Vlorë.
Mësohet se në 2 qendra votimi në Gjirokastër, ka probleme me pajisjet që bëjnë leximin e dokumenteve të identifikimit.
Ndërkohë në Vlorë është raportuar një rast i pazakontë, ku një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit ku ishte caktuar.
Mirëpo nëna e tij ka shkuar më vonë me një dokument që tregonte se ajo ishte me Covid duke bërë të mundur largimin e të birit.
Sipas “News 24”, komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar për të kryer një tampon dhe për t’u kthyer përsëri në QV pas marrjes së rezultatit negativ.