Vendosni fjalën kyçe....

Sa qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00 (TABELA)


PJESËMARRJA DERI NË ORËN 16:00

Deri në orën 16:00 kanë votuar 40.97% e qytetarëve në qendrat e votimit të raportuara deri në atë çast. Bëhet fjalë për 2194 qendra votimi nga 5199 qendra që janë gjithsej. 

PJESËMARRJA DERI NË ORËN 10:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime, deri në orën 10:00.

Sikurse shihet në grafikun e KQZ-së, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në të gjithë vendin ka mbërritur në 16.15 %.

Vihet re se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 17.94 % e qytetarëve. Ndërkohë qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani mbetet Vlora, ku kanë votuar 11.04% e zgjedhësve.

Vihet re një rritje e lehtë e numrit të pjesëmarrësve në votime në krahasim me vitin 2017, pasi atëhere në këtë orar kishin votuar diku tek 13-14 %.

 

PJESËMARRJA DERI NË ORËN 09:00

Ka nisur në orën 07:00 procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht problemeve që janë hasur në disa qarqe me pajisjet e identifikimit biometrik, numri i pjesëmarrësve në orët e para paraqitet mjaft i lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se deri në orën 09:00 kanë marrë pjesë 7.23% e votuesve.

Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1090 qendra votimi nga 5199 që janë në total.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 54,389 zgjedhës nga 750,058 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 8.21%.

PJESËMARRJA DERI NË ORËN 08:00

Ndërkohë deri në orën 08:00, pjesëmarrja ishte 3.21%.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë me të drejtë votë. Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *