Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj shpall fitoren: Kemi marrë 71-72 deputetë


Kreu i Bashkisë të Tiranës ka shpallur fitoren në fjalimin e tij pas përfundimit të procesit të votimit.

Veliaj thotë se PS-ja ka marrë 71-72 deputetë.

Lajmi i parë që morëm është që të gjitha sondazhet në Shqipëri na kanë nxjerrë fitues në Republikë me 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë janë më shume se 72 mandate, por  si projeksionet e Exit Poll edhe tonat do duhet të presin me shume durim procesin e numërimit. Ndaj do të duhet të falënderoj ata që shërbyen si komisionerë, monitorues, patronazhistë, por në finale duhet të presim procesin e numërimit.

Të tregojmë durim teksa fitorja në kutitë e votimit në Tiranë e gjithë Shqipërinë të numërohen. Vota është një kontratë e shenjtë duhet të lexohet me respektin më të madh. Fakti që sondazhet nxjerrin PS forcë fituese, do t ju kërkoj të respektojmë numërimin deri në fund dhe nesër të kemi mundësi të falenderojmë ata që kontribuan e t’i shtrijmë dorën edhe kundërshtarëve tanë, për të filluar një rrugëtim të ri për Shqipërinë”- tha Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *