Në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit është kryer votimi për të dënuar me të drejtë vote.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 68%.
Nga 2651 votues të kësaj kategoria kanë votuar 1801 të dënuar.
“Procesi i votimit në të gjitha IEVP-të ka vijuar normalisht. Kane votuar deri në orën 18:00, një numër prej 1.801 të dënuar dhe paraburgosur, nga 2651 votues të kësaj kategorie në listat zgjedhore. Shifra e pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor është 68% deri në orën 18:00.
Ka përfunduar votimi në 8 IEVP, ndërkohë që qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri në orën 19:00 për të pritur zgjedhësit e kategorisë së të dënuarve dhe të paraburgosurve që dëshirojnë të votojnë”-thuhet në njoftim.