Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi kanë shkuar në qendrën e numërimit në shkollën Vasil Shanto në kryeqytet.
Në këtë qendër nuk ka nisur akoma numërimi i votave, ndërsa numëruesit kanë shkuar vetëm pak minuta para mbërritjes së Ambasadores Kim.
Disa numëruesve të PD-së që mbanin bluza me logot e kësaj force i është kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim që t’i heqin ato.