Vendosni fjalën kyçe....

Bien shifrat e pandemisë në vend, 1 viktimë dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e fundit të pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 ku vihet re një rënie e numrit të rasteve të reja dhe viktimave.

Në 24 orët e fundit janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID19. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *