Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Jemi duke marrë pajisjet e identifikimit elektronik prej nga do dalë numri total i votuesve


Kreu i KQZ-së tha se me mbërritjen e pajisjeve elektronike, do mundësohet gjetja e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi u bëri thirrje partive që të kenë të gatshme grupe numërimi në rastet kur komisionerët e njërës palë janë të lodhur.

Ai theksoi se historia e komisionerëve të lodhur e të sëmurë është diskretituese për partitë.

“Shifra që kemi raportuar deri dje, nga ora 23;00, bazohej në të dhënat që u paraqitën në KQZ përmes sistemit. Kjo mënyrë e paraqitjes së të dhënave, ka përfunduar që në orën 7. Të dhënat mbi pjesëmarrjen i marrim nga numërimi i votave. Anëtarët e grupeve të numërimit kanë tabelën përmbyllëse të votimit për çdo shifër votimi. Tej kësaj, jemi duke punuar në KQZ që të marrim të gjitha pajisjet elektronike, dhe ato i kanë këto të dhëna dhe nuk kemi nevoje që të presim rezultatet. Por ato të dhëna mund të marrim nga këto pajisje. Në fakt ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën se si anëtarët e grupeve të numërimit po vijojnë procesin e numërimit. Janë sporadike si raste, por meritojnë të kenë vëmendje të përfaqësuesve dhe lidershipit përkatës. Rastet kur komsioneri t‘u lodh dhe do bëjë pushim’, mendoj se janë tregues i mungesës së seriozitet. Partitë duhet të marrim masa që të kenë gati grupet e numërimit. KQZ ka marrë masat për të trajnuar ata. Historitë dhe skenat me komisionerët të lodhur dhe të sëmurë, mendoj se është diskredituese për partitë.” – tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *