Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Në Libohovë e Pustec ka mbaruar edhe numërimi për kandidatët, në asnjë KZAZ nuk ka pengesa


Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ka dhënë një deklaratë lidhur me procesin e numërimit të votave deri më tani.

Celibashi tha se në Libohovë dhe Pustec ka mbaruar numërimi edhe për kandidatët.

Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë proces të ndaluar të numërimit të votave.

Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e procesit. Për fat të keq vijojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe grupeve të numërimit. Jemi realisht të ndërgjegjshëm që puna është shumë e vështirë, por kemi të dhëna që shpeshherë, në rastet problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive, apo të ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë. Por, pas ndërhyrjes së KQZ, situata ka ndryshuar, në ato KZAZ që ka pasur raportime. Nuk kemi ndonjë KZAZ, ku të jetë ndërprerë procesi i numërimit aktualisht”- tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *