Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen e tij për partitë politike lidhur me numëruesit e lodhur.
Ai thotë se nuk ka asnjë justifikim ndërprja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve dhe shton se ata duhet të zëvendësohen menjëherë. Celibashi u rikujton subjekteve politike që të mbajnë premtimin publik për të garantuar numërimin.
“Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.
Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.”- shkruan Celibashi.