Vendosni fjalën kyçe....

Doshi përplaset me Rakipllarin dhe Lubonjën: Turp t’iu vijë, nuk blihen 30 mijë vota, do përballem edhe me drejtësinë e SHBA-ve


Kreu i PSD-së Tom Doshi ka zhvilluar një debat me tone të larta në emisionin Real Story me Fatos Lubonjën e Robert Rakipllarin, pasi këta të fundit duke komentuar rezultatet paraprake aluduan se Doshi ka blerë vota në këto zgjedhje.

Doshi ka ndërhyrë në emisionin nëpërmjet një lidhje telefonike ku është përplasur me Rakipllarin.

Turp t’ju vijë të dyve, që më merrni nëpër gojë mua dhe për përmendi edhe fëmijët. Unë jam më i pastër se të dy ju bashkë. Unë kam mbledhur 30 mijë vota se kam pasur kandidatë më të mirë se kundërshtarët dhe nuk blihen dot 30 mijë vota. Kush jam unë pra, më thoni ju, meqë më përmendni vend e pa vend. Jam përballur me drejtësinë këtu, do të përballem edhe me drejtësinë e SHBA”- tha ai.

Robert Rakipllari ka kërkuar që Sokol Balla t’i mbyllë direkt telefonin Doshit, pasi sipas tij, ai është një person “non grata” nga SHBA.

Dukë parë situatën e krijuar, Sokol Balla ka ndërprerë emisionin dhe ka futur reklamat.

Pas rifillimit të emisionit, Fatos Lubonja tha se Doshi i kërcënoi ata.

Ai mund të fliste më mirë, se unë edhe e kam mbrojtur kur e ka sulmuar ambasadorja e SHBA, pasi kam thënë se ka edhe më keq se aid he ambasadorja duhet të nxjerrë faktet, nëse i ka. Për mua, problemi më i madh është Rama, jo Toma. Por ai ka kërcënuar edhe deputetë, jo më ne”- tha Lubonja.

“U intimidova, me Tom Doshin s’merresh dot”, tha Rakipllari.

“Si nuk i intimiduam, pse çfarë jemi ne, super heronj”, iu përgjigj Lubonja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *