Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe: Komisionerët e opozitës braktisën numërimin në Divjakë, kjo dënohet penalisht


Zvkryeministri Erjon Braçe ka reaguar lidhur me ndalimin e procesit të numërimit në Divjakë, ku sipas tij kanë qenë numëruesit e PD-së dhe LSI-së që e lanë këtë proces përgjysmë ende pa mbaruar me pretendimin se u lodhën.

Braçe shphe indinjatë ndërsa e cilëson këtë një shpërdorim detyre nga ana e komisionerëve ndërsa bëri thirrje për rinisjen e numërimit.

“Ja pse nuk bëhen zgjedhjet me komisionerët e PD e LSI! Ja pse nuk numërohet vota e shqiptareve me numëruesit e PD e LSI! Një i paditur shembullor, injorant tipik, emëruar nga PD nënkryetar i KZAZ Divjakë,  Ymer Dermyshi, një dembel tipik, i paditur por arrogant, emëruar nga PD sekretar i KZAZ Divjakë. Numëruesit e PD e LSI kanë braktisur detyrën e numërimit te votave te shqiptareve prej orës 5.30 te mëngjesit te sotëm dhe nuk dihet ku janë, braktisja e detyrës është vepër penale dhe dënohet nga 3-5 vite burg! Pooor askush nuk po merret me këta barbare qe u është besuar numërimi i votës se shqiptareve. Erdhën ne orën 1.30, nisen pune dhe numëruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren! I bej thirrje drejtuesit te KQZ te rinise menjëherë numërimin e votave te qytetareve te Divjakës. Menjëherë dhe tani! I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane KZAZ Divjakë dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kësaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve! Ndryshe, sic ligji e kërkon, numërimi do nise tani me dy numëruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote.”– shkruan Braçe.

Më herët edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që procesi i numërimit të mos ndërpritet me “skemat se jemi lodhur”  dhe se partitë duhet të zëvendësojnë anëtarët e tyre në mënyrë që procesi i numërimit të vijojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *