Vendosni fjalën kyçe....

“Është vetëm fillimi”, Basha: Kutitë e para favorizojnë partinë në pushtet, por fitorja jonë është e padiskutueshme


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka folur për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të publikuara deri më tani.

Ai është shprehur se historikisht kutitë e para që numërohen janë nga bastione të partisë në pushtet, por se edhe në këto bastione të rivalëve demokratët kanë shënuar rritje.

Prandaj sipas tij, kur janë rritur në bastionet e socialistëve, PD-ja do korrë fitoren në gjithë kutitë e tjera dhe madje këtë fitore e konsideron të padiskutueshme.

 “Së pari dua tju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin nonstop dhe që do vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë.

Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendra që janë të përcaktuara nga partia në pushtet dhe favorizojnë partinë në pushtet. Thënë kjo PS ka humbur thellë në numrin e votave të Tiranë. Në zonat e mbyllura në Përmet, Memaliaj, Këlcyrë. Kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar ku gjoja PS ishte më mirë, kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një rritje të koalicionit për Ndryshim. Ky është fillimi.

Pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion por janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje prej 30% dhe PS-ja një rënie prej 200 votash, apo zonat në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet… ku janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët. Do vijë edhe radha e kutive të tjera.

Por ajo që është e qartë si drita e diellit, ndërsa janë ndëshkuar në ata që i kanë konsideruar bastione ne presim që vota për ndryshim të vijojë dhe të konfirmohet fitorja e Aleancës për NDryshim në të gjithë vendin.

Ata që e dinë fare mirë se me projektsionet aktuale çfarë i pret me kutitë e tjera t’i lënë lojërat, janë ata që e kanë bllokuar numërimin në Kamëz e Paskuqan. Janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër.

Le të vazhdojnë numërimin sepse vullneti i Popullit është në kuti.

Ndaj thirrja ime ndaj çdo numëruesi e çdo komisioneri është që vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, me seriozitet. Vullneti i popullit është në ato kuti. Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte sipas ligjit.

Dhe unë jam i bidnur se ashtu siç janë thyer në ato që i konsideronin bastione të tyre, në fund të këtij numërimi ndryshimi do jetë i prekshëm për të fjithë. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme. Fitorja e Shqipërisë do i takojë çdo shqiptari.”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *