Vendosni fjalën kyçe....

Kinezja Chloé Zhao hyn në histori, gruaja e parë me ngjyrë që fiton çmimin “Oscar”-in për regjisoren më të mirë


Chloé Zhao ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e dytë që fiton një çmim “Oscar” si regjisorja më e mirë.

E lindur në Kinë dhe e shkolluar në Britani, filmi i drejtuar nga Zhao “Nomadland” fitoi gjithashtu çmimin për “Fotografinë më të mirë”.

Ky film tregon si një grua e pastrehë, udhëton nëpër Perëndimin Amerikan. E veja 63-vjeçare e luajtur nga Frances McDormand, në prag të recesionit ekonomik të SHBA-ve, e kthen furgonin e saj në një shtëpi të lëvizshme dhe niset për rrugë, duke marrë pjesë në punët sezonale gjatë udhëtimit të saj.

11 vjet më parë, pasi Kathryn Bigelow u bë gruaja e parë që u shpall regjisorja më e mirë për filmin “The Hurt Locker”.

Kush është Chloé Zhao?

39-vjeçarja Chloé Zhao njihet si një ndër regjisorët dhe producentët më të veçanta dhe më të talentuara të filmave që u shfaqën në vitet e fundit .

Lindur në Pekin, babai i saj ishte një ekzekutiv i suksesshëm i çelikut dhe njerka e saj është aktorja e njohur e humorit kinez, Song Dandan.

Në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit, Zhao tha: “Unë kam menduar shumë kohët e fundit se si vazhdoj kur gjërat bëhen të vështira. Unë mendoj se kjo kthehet te diçka që kam mësuar kur isha fëmijë. Kur po rritesha në Kinë, babai im dhe unë e luanim këtë lojë. Ne do të mësonim përmendësh poezi dhe tekste klasike kineze, dhe do t’i recitonim së bashku dhe do të përpiqeshim të përfundonim fjalitë e njëri-tjetrit. Njëra që më kujtohet aq shumë, quhet Tri Klasikët e Karaktereve. Fraza e parë…’Njerëzit në lindje janë natyrshëm të mirë.’ Ato patën një ndikim kaq të madh tek unë kur isha fëmijë, dhe ende i besoj vërtet sot.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *