KQZ-ja ka përditësuar të dhënat e procesit të numërimit të votave në shkallë vendi. Deri në orën 13:50 janë numëruar 2244 kuti nga 5199 të tilla në mbarë vendin.
Krahasuar me rezultatet e mëngjesit, PD-ja ka ngushtuar lehtësisht rezultatin duke marrë deri tani 38.9% të votave krahasuar me 38.33% të tyre.
PS-ja kryeson me 49.28% të votave nga 50% që kishte rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. Edhe LSI-ja ka një rritje mjaft të lehtë duke qenë se ka tani 7.11% të votave nga 7.09% që kishte në mëngjes.
PSD-ja numëron 2.01% të votave nga 1.92% të kishte në mëngjes.
KQZ ka përditësuar të dhënat e procesit të numërimit të vendit. Kështu deri në orën 07:41 janë numëruar 1297 qendra votimi, nga 5199 që janë në total.
Rezultatet e mëhershme
KQZ ka përditësuar të dhënat e procesit të numërimit të vendit. Kështu deri në orën 07:41 janë numëruar 1297 qendra votimi, nga 5199 që janë në total.
Sipas këtyre të dhënave në rang kombëtar, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën kryeson me 50% të votave, ndërkohë që PD me në krye Lulzim Bashën e ndjek pas me 38.33%.
LSI me Monika Kryemadhi vijon me 7.09% dhe PSD e Tom Doshit i cili më herët ka dhënë dorëheqjen, e ndjek me 1.92%.
Por vihet re një numër i madh votash të pavlefshme, sipas KQZ-së janë 19536 të tilla.