Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi: Nuk i pranoj kurrë këto zgjedhje dhe pikë, votat e mia janë grabitur


lefter maliqi

 

Kandidati i LSI-së në Berat Lefter Maliqi ka kundërshtuar rezultatin paraprak të deritanishëm në Berat, por edhe në gjithë vendin.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se nuk do t’i pranojë këto zgjedhje kurrë dhe “pikë”.

Ai shprehet se votat e tij janë vjedhur apo janë blerë.

 “Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies.”- shkruan Maliqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *