Analisti Fatos Lubonja tha se vizita e ambasadorëve nëpër qendrat e votimit është diçka e turpshme, duke theksuar se kjo nuk është aspak normale për asnjë vend në botë.
Ai tha se përgjegjësi për këtë gjë ka jo vetëm klasa politke, po edhe mediat që i ndjek nga pas këmba-këmbës.
Lubonja theksoi se Shqipëria po trajtohej si fëmijët e vegjël duke cekur faktin se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në Kosovë.
“Kjo vajtja e ambasadorëve nëpër qendrat e votimit, është e turpshme. Na trajtojnë ende si ata fëmijëet e vegjël. Diçka e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në Kosovë. Atje nuk është parë ndonjëherë që ambasadorët të shkojnë në qendra votimi, të futen brenda. Për këtë përgjegjësi kanë politikanët por edhe mediat që u shkojnë nga pas. Nuk e di pse ndodh kjo, mbase u pëlqen vaniteti, u pëlqen media, media ka adrenalinën e saj.” – tha Lubonja në News 24.