Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 109 nga 411 QV-të e Qarkut të Shkodrës, PSD-ja e Tom Doshit një surprizë


Një surprizë e vërtetë Partia Social Demokrate e Tom Doshit në Shkodër. Me 109  nga 411 qendra votimi të numëruara, PSD ka arritur të sigurojë 4204 vota, ose 14.81% të tyre duke u renditur në vend të tretë, pas dy partive kryesore.

Në këtë qark kryeson PD dhe Aleanca për Ndryshim me 12136 vota, apo me 42.75% të tyrë dhe e ndjekur nga PS në vend të dytë me 8358 vota, apo 29.44% të tyre.

Ndërkohë LSI renditet e katërta me 1600 vota deri më tani, apo me 9.74%. E sipas projeksioneve PSD ka arritur ta sigurojë mandatin e saj, e pavarësisht kësaj kryetari i PSD-së Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen më herët.

Tom Doshi ka qenë një nga kandidatët më të kontestuar të këtyre zgjedhjeve, me të parën ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim që kërkonte të mos lejohej kandidimi i tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *