Kandidati për deputet i Durrësit, për Partinë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për shtyp ka thënë se Partia Socialiste ka zgjedhur për taktikë që të hapë më parë kutitë ku kjo forcë është bastion e cila ka dhënë një perceptim deri më tani për një avantazh të dukshëm të Rilindjes.
Paloka tha se bastionet e PD-së do nisin të numërohen dhe do japin një rezultat tjetër.
“Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës”-deklaroi Paloka.