Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri: Dy persona të panjohur dhunuan vëzhguesin e PD-së


Kandidatja e PD-së në Tiranë, Orjola Pampuri ka denoncuar se i dhunuari tek shkolla ‘’1 Maji’’ është vëzhgues i PD.

Pampuri shprehet se përfaqësuesit e KQZ nuk kishina asnjë informacion për autorët, teksa kanë qenë këta të fundit që ngacmuan e dhunuar.

Më tej Pampuri thotë se janë dhunuar edhe djem të tjerë të PD jashtë KZAZ-së.

‘’Dy përfqësuesit nga KQZ nuk kishin informacion. Po bëhet kallëzimi nga djali i dhunuar. Jashtë më thonë që ndërkohë që janë dhunuar dhe të tjerë të PD. Besoj i kanë ngacmuar dhe dhunuar.

Në momentin që ka ndodhur incidenti. Kam qenë gjatë gjithë kohës këtu brenda, persona që kanë qenë këtu dhunuan vëzhguesin e PD. ‘’- tha Pampuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *