Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.
Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KQZ-së, në këtë bashki, ka dalë fituese Partia Demokratike me 4.576 vota.
Partia Socialiste vjen më pas me 2.735 vota.
Në këtë bashki, janë shpallur të pavlefshme 455 fletëvotimi.