Ka përfunduar numërimi i votave në 14 bashki të vendit ndërsa vijon numërimi në zonat e tjera kur kanë kaluar rreth 18 orë nga nisja e tij.
Nga këto bashki të numëruara rezulton që Partia Socialiste të ketë marrë 10 bashki ndërsa 4 kryeson Partia Demokratike.
Bashkitë e fituara nga PD-ja janë e Mirditës, Hasit, Tropojës dhe Klosit.
Rezultati sipas bashkive:
- Bashkia Dropull: PS – 1506, PD-AN – 604 vota dhe LSI 601 vota.
- Bashkia Has: PD-AN – 4776 vota, PS – 2671 vota.
- Bashkia Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS – 3094 vota.
- Bashkia Këlcyrë: PS – 1750 vota, PD-AN – 1070 vota, LSI – 509 vota.
- Bashkia Libohovë: PS – 1156 vota, PD-AN -901 vota, LSI – 205 vota.
- Bashkia Memaliaj: PS 3271 – vota, PD-AN – 1404 vota, LSI – 1000.
- Bashkia Përmet: PS – 3648 vota, PD-AN – 2024 vota, LSI – 582 vota.
- Bashkia Himarë: PS – 3447 vota, PD-AN – 1854 vota, LSI – 341 vota.
- Bashkia Poliçan: PS – 3871 vota, PD-AN – 1045 vota, LSI – 864 vota.
- Bashkia Pustec: PS – 867 vota, PD-AN – 473 –vota, LSI- 168.
- Bashkia Mirditë: PD-AN – 5898 vota, PS – 4878 vota, LSI 1146 Vota.
- Bashkia Kolonjë: PS – 3666, PD-AN – 2299 vota, LSI – 765 vota.
- Bashkia Skrapar: PS – 3547 vota, LSI – 2174 vota, PD-AN – 776 vota.
- Bashkia Klos: PD-AN – 3738 vota, PS 3702 vota, LSI – 171.