Ndërkohë që procesi i numërimit vijon dhe rezultatet e deritanishme të KQZ-së flasin për një fitore të PS-së, ka reaguar presidenti Ilir Meta.
Ai u bën thirrje numëruesve që të mos tjetërsojnë procesin e numërimit ndërsa u bën thirrje palëve të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.”-shkruan Meta.