Partia Socialiste i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të mos pengojë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë pa humbur kohë.
Në një konferencë për mediat, zëdhënësja Bora Muzhaqi, tha se procesi ka qenë shembullor dhe se në përfundim të tyre Shqipëria ka fituar.
“Nuk ka kohë për pushim,. I bëjmë thirrje PD-së të mos e vonojë procesin. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezulatin. Ishte një ndeshje mes dy idesh e platformash të ndryshme. Partitë kanë detyrën të shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit pa humur asnjë minutë. Shqipëria ka fituar. Shqipëria ka fiotuar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje. Dua t’i falëndero numëruesit e vëzhguesit të palodhur, me korrektesë shembullore punën e tyuyre. Çdo votë të n umërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS-së është e qartë por tani duhet angazhim me PD-në për ta përmbyllur procesin e numërimit.”