Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Avantazhi ynë po rritet kuti pas kutie, PD-ja ka trend që ka ardhur qartësisht në rritje


Kandidati i PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj, ka thënë nga KZAZ-ja 38 në Tiranë se PD-ja është në epërsi ndaj PS-së në këtë KZAZ dhe se bashkë me LSI-në janë në fitore të thellë.

Në një deklaratë për News24, zyrtari demokrat tha se çdo votë do numërohet dhe se opozita është e angazhuar që ta përmbyllë me sukses dhe integritet procesin e numërimit të votave.

“Nё avantazh tani ёshtё Partia Demokratike nё kёtё zonё nё kёtё KZAZ ёshtё partia Demokratike ndёrsa pёrsa i pёrket ndaj asaj qё ambasadori ka thёnё ёshtё ajo se çfarё ne jemi munduar tё bёjmё gjatë gjithё ditёs e kёsaj periudhe. Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet. Nё fakt qytetarёt kanё votuar pёr ndryshimin dhe kjo ёshtё e qartё nga kjo njësi ju e shikoni vetё qё partia demokratike ka njё avantazh qё po e thellon gjithnjё e mё tepёr aq mё tepёr Partia Demokratike nё krahasim me Partinё Socialiste si koalicion  bashkё me LSI jemi nё nёj avantazh tё qartё dhe tё thellё. Interesi jonë është padyshim që të  përfundojë me integritet këtë proces të numërimit të votave.” – tha Rushaj.

Ai shtoi më tej se pavarësisht trukut të PS-së me kutitë, trendi i votave për PD-në ka ardhur në rritje në mbarë vendin ndërsa theksoi se shumë shpejt epërsia do jetë  qartë.

Rushaj tha gjithashtu se PD-ja ka kryesim jashtëzakonisht të djeshëm me zgjedhjet e tjera dhe se pritshmëria është që PD-ja e vetme por edhe si koalicion do jetë në avantazh.

“Besoj se ky është një konstatim që e keni bërë edhe ju, siç e keni parë trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për Partine Demokratike dhe opozitën , siç duket kane patur vetë entuziazëm për mbështetësit e vetë, por numrat janë numra, vota është votë, kështu që besoj shumë shpejt avantazhi do të jetë publik për të gjithë dhe dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë prezente. Ne kemi një kryesim jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është që padyshim të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si Parti Demokratike. Si koalicion pastaj, ky avantazh do të dyfishohet besoj.” – mbylli deklaratën Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *