Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka thënë se numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.
Rushaj tha se sot u pa se si u rikuperuan dy deputetë për PD-në gjatë numërimit të vazhduar të votave.
“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve. Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim ato”-tha Rushaj.