Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Qytetarët i thanë stop një rregjimi


Drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj ka dhënë një deklaratë nga selia blu, për të falenderuar votuesit dhe dhënë nota entuziaste për rezultatin.

Rushaj tha se qytetarët i thanë jo një rregjimi që i vodhi votat dhe Kuvendin.

Sot është një ditë e madhe, një ditë e madhe për gjithë Shqipërinë. Sot qytetarët vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi. Sot ata i thanë stop dhe mposhtën një rregjim. Sot ata i thanë një njeriu që i vodhi Kuvendin, i vodhi votat, i vodhi të dhënat e tyre personale. I thanë boll. E çuan në shtëpi se nuk janë të kënaqur me të. Sot qyetarët e Shqipërisë, votuan për të ardhmen e tyre për të ardhmen e fëmijve të tyre. Sot dua t’i falenderoj të gjithë që i thanë jo një rregjimi”-deklaroi Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *