Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Në degën 2 kryesojmë për herë të parë pas 12 vitesh, në çdo kuti kemi rritje prej 40%


Jorida Tabaku ka deklaruar para pak çastesh se Aleanca për Ndryshim kishte rikuperuar 2800 vota në degën 2 në kryeqytet krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Në një deklaratë nga kjo degë në shkollën ‘Hoxha Tahsin’ ajo tha se koalicion opozitar kryesonte për herë të parë aty pas 12 vitesh.

Tabaku shtoi se në çdo kuti që hapet, PD-ja po rikuperon vota duke theksuar se në fund fitorja do jetë e Aleancës për Ndryshim.

“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë.” – tha Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *