Vendosni fjalën kyçe....

Tom Doshi jep dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit: E parevokueshme, KQZ të më zëvendësojë


Kryetari i PSD-së, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet, por edhe nga kandidimi në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai i ka dërguar një letër KQZ-së ku i kërkon që ta zëvendësojnë mandatin e tij me një tjetër.

LETRA E TOM DOSHIT

Kërkesë

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër ëstë në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *