Vendosni fjalën kyçe....

Tom Doshi: Synojmë 4 mandate, të gatshëm për koalicion me Ramën por jo me Bashën


Tom Doshi, ka reaguar përsëri në një prononcim për mediet, lidhur me vendimin e tij për të djegur mandatin aktual dhe atë të Parlamentit pasardhëse nëse rezulton fitues.

Ndërsa u shpreh i bindur se në Shkodër ka siguruar dy mandate, Doshi shprehet se partia e tij Social Demokrate, synon të marrë edhe dy mandate të tjera në Tiranë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Doshi ka theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

Dalja e Doshit për mediet:

Sa mandate synoni të merrni në Shkodër?

Tom Doshi: 2, të sigurta.

Po në të gjithë Shqipërinë?

Tom Doshi: Mendojmë edhe dy mandate në Tiranë.

A do të bënit koalicion me Ramën?

Tom Doshi: Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste.

Po nëse do të kishit ftesë nga Basha?

Tom Doshi: Jo, në asnjë mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *