Kryebashkiaku Veliaj e kandidatja për deputet e PD-së, Pampuri, janë ‘përplasur’ në distancë lidhur me rezultatet e forcave politike respektive në Tiranë.
Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se fitorja e arritu nga PS-ja ishte e jashtëzakonshme.
“Ju them me një kënaqësi të madhe e kemi zbritur nga Dajti me një fitore të jashtëzakonshme. Dajti është një shtëpi e madhe dhe fitorja e arritur na bën të ndihemi shumë krenarë. Tani s’po më lënë as ta them se ku kemi fituar. Kemi pasur vërshim të votës në Dajt. Ne jemi më specifikë se ku kemi fituar, jo si pala tjetër. Përderisa pala tjetër thotë se kemi fituar atëherë le t’u kthehe kutive të votimit për të numëruar votat.” – tha Veliaj.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kandidates demokrate Pampuri, që tha se Erion Veliaj gënjen kur shpall fitoren në Degët 12 e 14.
Pampuri theksoi se PD-ja ka dyfishuar rezutatet në Qesarakë në deën 14, ndërsa në degën 12 ka rritur më shumë se 25% të votave në Bërzhitë. Ajo tha se trendi tregon se Aleanca për Ndryshim do arrijë fitore të madhe.
“Aleanca për Ndryshim arriti një fitore të madhe në zgjedhje. Të gjithë do ta shohim fitoren tonë kur numërimi të përfundojë. Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron. Procesi I numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë. Në Degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarak, ndërsa në Degën 12 Partia Demokratike ka rritur rreth 25% më shumë të votave në Bërzhit ndryshe nga ajo që deklaron Erion Veliaj. Ne e shohim këtë trend kudo në Shqipëri prandaj konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë.” – tha Pampuri në deklaratën e saj.