Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj pas fitores në Njësinë 10: Falenderim për Xhafajn, po përgatitemi për fitore të ngjashme në gjithë Tiranën, numëruesit të vijojnë punën


Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili është drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, ka dalë në një deklaratë për vediet pas fitores së siguruar në njësinë 10 në Tiranë, ku u realizua dhe projekti pilot i votimit elektronik.

Ai falenderoi Fatmir Xhafajn, kandidatin me më shumë vota në këtë njësi, ndërsa theksoi se po përgatitej për fitore të ngjashme në të gjithë Tiranën.

“Mirëmëngjes dhe faleminderit të gjithëve, kjo është skuadra jonë e mrekuellueshme e Njësisë 10. Dua të falenderoj të gjithë ata për rezultatin e parë zyrtar në njësinë Nr.10 të Tiranës, me skuadrën tonë fantastike të djemve dhe vajzave të Tiranës me skuadrën tonë fantastike, që janë dedikuar pafund.

Një falenderim i veçantë, Fatmir Xhafajt dhe gjithë frymëzimit që ai i dha një skuadre kaq të mrekullueshme dhe punës plot dedikim.

Së pari kemi patur një natë të gjatë të gjithë kështu që dua të falenderoj të gjithë kolegët e mediet. Gjatë gjithë ditës do të kemi rezultate të ngjashme, po përgatitemi për fitore në të 42 njësitë e Tiranës. Dhe duke pasur parasysh që ka qenë një natë e gjatë, do doja t’i ftoja të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e numërimit, që t’i shkojnë këtij procesi deri në fund.

Ndaj me kolegët e opozitës mendimin se dje ishte një ditë e mrekullueshme dhe ndaj mendimin dhe se duhet të pranojmë rezultatin dhe që s’ka kohë për pushim, përfshirë dhe numëruesit”– tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj pati edhe një mesazh për numësuesit e opozitës.

“Kërkoj kortezi edhe për numëruesit e palës tjetër, sa më shpejt të mbyllet ky proces aq më shpejt ne do të përveshim mëngët dhe ti rikthehemi punëve të mira. Për ata që votuan masivisht, në Njësinë 10, i falenderoj nga zemra që zgjodhën të na jepnin një mandat të fortë për Njësinë 10. Për ata që nuk na votuan them që do i shërbejmë me respekt dhe do të jemi aty për ta, pavarësisht bindjeve dhe votës tuaj.

Jemi këtu për ta administruar këtë fitore me përulësi. Duke filluar nga ata që shërbejnë në njësinë vendore, ka ardhur koha t’i shtrijmë dorën atyre që janë përballë, ata nuk janë armiqtë tanë, janë shqiptarë me bindje ndryshe nga e jona. Ne të gjithë jemi një. Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur votat dhe mandatin për të qeverisur do të doja të nisnim një tjetër fushatë. Shumë faleminderit të gjithëve!”– u shpreh Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *