Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë ku një i ri dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Shtetasi me iniciale A.H 30-vjeç u vetëplagos në këmbë dhe u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.