Në këto momente dalin rezultatet për KZAZ 40, në njësinë nr.10 në Tiranë, ku u aplikua për herë të parë votimi elektronik në Shqipëri.
“Nuk i dimë as ne rezultatet dhe po i shfaqim live për mediet.”– tha Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nga një transmetim i drejtpëdrejtë nga shkolla “Qemal Stafa”.
Vihet re se Partia Socialiste kryeson me 6 mijë e 7 vota, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim me 4550 vota, dhe LSI 628.