Vendosni fjalën kyçe....

Apeli liron nga burgu dy kontrollorët e aeroportit të Rinasit


Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia dy kontrollorët e aeroportit të Rinasit.

Pak më herët, në seancën e mbajtur në Apelin e Tiranës togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje” për Armando Fezgën dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndërsa kontrollorja grua Flora Ndreca e cila qëndronte në “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.

Kujtojmë se ndaj tre kontrollorëve, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim. Kjo për shkak të situatës së krijuar në Rinas më shumë se dy javë më parë, ku për dy ditë u bllokuan fluturimet për shkak të pezullimit të punës nga kontrollorët që kishin shpallur paaftësinë në punë, duke thënë se ishin të stresuar pas stresut që i kishte shkaktuar ulja e rrogës në kohën e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *