Vendosni fjalën kyçe....

Avokati pyet Celibashin: A mund të zbulohet vota e qytetarëve nga barkodi i fletës së votimit dhe numri në pajisjen e identifkimit?


Avokati Adriatik Lapaj i ka drejtuar një pyetje kreut të KQZ-së, Celibashi.

Teksa poston një fletë votimi ku ka një barkod dhe një fletë tjetër me numrat e votuesve, ai pyet nëse nga kryqëzimi i të dhënave, mesa barkodit në fletën e votimit dhe numrit rendor të dokumentit tjetër mund të zbulohet se për kë ka votuar secili qytetar në zgjedhjet e fundit.

“NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

A ISHTE VOTA E FSHEHTË?

Konstatoj se fleta e votimit ka BAR-KOD identifikimi. Konstatoj se aparati që bënte identifikimin  elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.

Pyetje:

Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?

Faleminderit shumë!

Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta!

P.s është pyetje që do përgjigje.” – shkruan Lapaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *