Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Falënderoj të majtë e të djathtë që na votuan, fitorja s’do ishte e mundur pa Edi Ramën


Ministrja e Infrastrukturës ka falënderuar banorët e Kombinatit pas fitores së PS-së në këtë njësi bashkiake.

Ajo tha se ishte rezultat i një pune të madhe duke shtuar se asgjë nuk do ishte e mundur a mbështetjen dhe besimin e kreut të qeverisë Rama.

Balluku shtoi se në mandatin e tretë do vijojnë punët që kanë nisur për ta çuar përpara vendin.

“Nuk kemi lënë pa parë asnjë në sy, pa u qarë hallin. Falënderoj të gjithë banorët e Kombinatit, të gjithë ata që a kanë votuar, të majtë e të djathtë. Fati im është që në rrugëtimin tim nuk kam qenë kurrë e vetme. Këto burra e gra që kam pas meje mendojnëe punojnë njësoj si unë. Njerëzit kanë nevojë për punë, jo për fjalë. Kjo nuk do ishte e mundur pa një lider si Edi Rama. Kombinati ka qenë një zonë e vështirë sidomos për faktin se është zona më e goditur nga tërmeti. Megjithatë njerëzit e Kombinatit janë njerëzit më punëtorë që kam njohur. Ne do jemi pranë tyre që nesër, ne do jemi në terren çdo ditë.” – tha ndër të tjera Balluku në fjalën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *