Vendosni fjalën kyçe....

Buzëqeshja vesh më vesh, Rama lajmëron festën: Patronazhistë na u bashkoni për përqafimin e fitores


Ndërkohë që procesi i numërimit po shkon drejt përfundimit dhe kryeministri Edi Rmaa ka vulosur fitoren në këto zgjedhje, ai ka lajmëruar festën që do të mbajë për fitoren.

Në një postim në Facebook, Rama i fton të gjithë në atë që e quan “përqafimin e fitores” dhe këtë mesazh e ka shoqëruar me një foto ku shfaqet më i buzëqeshur se kurrë.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️ #PS12🌹#Fitore💪 #Kampionë.”– shkruan Rama.

Sipas rezultateve paraprake të deritanishme, Partia Socialiste ka fituar 73 mandate. Megjithatë ende vijon numërimi në disa bashki.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *