Partia Socialiste i mori të 8-të mandatet që pretendonte në Vlorë dhe Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediet, ku pati një mesazh dhe presidentin Ilir Meta.
Ai tha se Meta duhet të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.
“Falë punës së të gjithëve ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë dhe ruajtëm avantazhin e vitit 2017.
Dua të falënderoj gjithashtu edhe forcat e tjera politike këtu në Vlorë, që treguan qetësi e maturi, kulturë demokratike dhe patëm një process zgjedhor tërësisht të pakontestuar.
Dua të falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqenëse ne e mbajtëm fjalën tonë që V;lora nuk ndalet, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen si president, pasi erdhi deh deklaroi në Vlorë se nëse PS fiton 71 ai do të dorëhiqet.”– tha Gjiknuri.