Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj: Puna jonë e parë t’i shtrijmë dorën kundërshtarit, të bashkëpunojmë me mikeshën time Joridën


Herë pas here kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, ka dalë në deklarata përpara medieve pas mbylljes së numërimimit për çdo njësi administrative ku disa herë ka përcjellë mesazhe për kundërshtarët politikë.

Kur po jepte lajmin e fitores së PS-së për njësinë NR.2, ai përsëriti thirrjen për shtrirjen e dorës ndaj kundërshtarit. Ai në veçanti përmendi kandidaten e PD-së Jorida Tabakun, duke dhënë porosi që ta telefonin atë për t’i folur asaj për bashkëpunim.

“Ne nga sot duhet të fillojmë punën dhe puna e parë që ne duhet të bëjmë i dashur Arben duhet të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë.

Ka qenë një njësi ku kemi pasur një betejë shumë të fortë, duke filluar nga presidenti i Republikës tek shoqja ime e vjetër Jorida, por në këtë moment, çfarëdo dallimesh që kemi ose qejfmbetjesh nga fushata, edhe unë s’jam ndjerë mirë kur kam parë shoqen time të varej tek kangjellat e ‘Sami Frashërit’ e ta çonte në Paskuqan, por fushata mbaroi tani… kështu që çdo lloj qejfmbetjeje, çdolloj pankënaqësie, çdo lloj hatërmbetjeje nga skenat që kemi parë në fushatë duhet të jetë pjesë e së kaluarës dhe të shohim përpara.

Kështu që ajo që i kam kërkuar Benit është që sot, të telefonojë Joridën e t’i thotë që beteja mbaroi. Pati një fitues për njësinë tonë, por nga tani të dy deputetët si Beni që përfaqëson skuadrën fituese por edhe mikesha jonë që përfaqëson opozitën, do duhet që të bashkëpunojmë për të mirën e njësisë. Dhe unë besoj fort që skuadra jonë, e ka dinjitetin, përulësinë që jo vetëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe ne t’i shërbejmë të gjithëve njësoj pavarësisht bindjeve politike.”– deklaroi Veliaj.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj kërkon “shtrirjen e dorës” për Tabakun. Herë pas here gjatë fushatës, si dhe gjatë daljeve të tij gjatë numërimit të votave e ka përmendur atë.

Veliaj është në pozicion delikat pasi pas dy vitesh Shqipëria shkon drejt zgjedhjeve lokale dhe nëse ai rikandidon për mandatin e tretë të kryebashkiakut, do ketë nevojë për mbështetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *