Vendosni fjalën kyçe....

Flutura Açka e shpreh trishtimin për humbjen: Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë, prenë biletat për emigrim


Shkrimtarja Flutura Açka ka shprehur me trishtim humbjen e Partisë Demokratike në Elbasan dhe në gjtihë vendin.

Açka përmes dy vargjeve thotë se ky 26 Prill ka qenë një ditë e zymtë dhe me marrje mendsh për shqiptarët. MAdje shprehet se kanë prerë biletat për emigrim.

“Pse je n’trishtim Atdhe? Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë, i prenë biletat për nënë udhëbotë, e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë.”-shkruan Açka e cila ishte një ndër kandidatet e PD-së në Elbasan.

Qarku i Elbasanit ishte një nga synimet ku Partia Demokratike mund të synonte një përmbysje në zgjedhjet parlamentare. Por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur pasi demokratët kanë marrë vetëm 6 mandate dhe socialistët 8. Madje për vetëm pak vota, PS mund të kishte marrë dhe mandatin e 9-të.

Sipas rezultateve paraprake, në rang vendi PD-ja ka mundur të marrë vetëm 59 mandate, kundrejt 73 mandateve që ka marrë PS-ja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *