Vendosni fjalën kyçe....

Goditet dhe shantazhohet aktivisti i Partisë Demokratike


Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit. Përfaqësuesi i PD, në KZAZ 28 Paskuqan, Veli Ahmati, teksa po kthehej nga qendra e numërimit të votave, për të shkuar në shtëpi, bashkë me disa anëtar të tjerë të degës së PD Paskuqan, i ështe zënë pritë nga persona ende të pa identifikuar, ku është kërcënuar me armë dhe është goditur brutalisht me grushta, shkelma dhe sende.
Sipas personave të ndodhur në vendgjarje, arsyeja e kësaj ngjarje lidhet me mosmarrëveshjet dhe presionet për procesverbalin zgjedhor ku dyshohet se ishin tjetersuar qindra vota në favor të një kandidati të PS.