Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Vetëvendosjes Boiken Abazi publikon fotot: Si m’u vodhën votat nga komisionerët e PS-së


Kandidati i Pavarur në Tiranë, Boiken Abazi, ka publikuar të tjerë foto që sipas tij vërtetojnë deformimin e votave të tij.

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri shkruan se komisionerët në tavolinat e numërimit i kanë bërë të pavlefshme votat e tij ose ia kanë kaluar ato PS-së.

Edhe ditën e djeshme, Abazi denoncoi deformimin e votave të tij duke publikuar edhe një video.

“Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme.” – shkruan Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *