Vendosni fjalën kyçe....

Leksioni që i vjen politikës nga Saranda, dy rivalet Ina Zhupa dhe Anila Denaj përqafohen dhe shtrëngojnë duart pas numërimit të votave (VIDEO)


Kur mbrëmë u mbyll procesi i numërimit në Sarandë, Partia Socialiste rezultoi fituese me 52.51 % të votave. Ndërsa Partia Demokratike fitoi 33.89%.

Pas përfundimit të numërimit kur socialistët nisën të gëzonin, një gjest qytetarie edhe nga dy kandidatet për deputete të PS-së dhe PD-së që ndodheshin të pranishme në KZAZ 90.

Ina Zhupa u përqafua dhe shtrëngoi duart me Anila Denajn, duke e uruar atë për fitoren. Ky çast është pritur me duartrokitje nga numëruesit dhe komisionerët e pranishëm në qendrën e numërimit nga të gjitha palët.

 

Denaj, e cila është aktualisht ministre në detyrë e Financave renditet e katërta në listën e PS-së, ndërsa Zhupa e cila është njëkohëshisht zëdhënëse e PD-së renditet e dyta në listë, për qarkun e Vlorës ku bën pjesë edhe bashkia e Sarandës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *